Ushtaraku britanik Wilkes: Ka ende njerëz që duan sfidimin e punës e KFOR-it dhe PK-së, jemi të gatshëm për përballje

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Komandanti britanik i Regjimentin Mbretëror të Princeshës së Uellsit në KFOR, Charlie Wilkes, ka folur për situatën e sigurisë në vend, konkretisht në pjesën veriore.

Wilkes në këtë intervistë shprehet se “aktualisht ende ka njerëz që do të kërkonin të sfidojnë punën që e ka bërë Policia e Kosovës dhe KFOR-i”.

Duke folur për tensionet e fundit në veri, oficeri britanik shprehet se mbeten të përkushtuar për ruajtën e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Ajo që kemi mësuar nga tensionet e fundit është se edhe pse ka akterë që do të kërkonin të kërcënojnë mjedisin e sigurt, ne jemi të pajisur mirë për t’u përballur me çdo kërcënim nëse shfaqet, në përputhje me mandatin e KFOR-it në OKB”, ka deklaruar Wilkes, për Telegrafin.

Vlen të theksohet se pas tensioneve të fundit në veri, Britania e Madhe ka dërfuar një kontingjent prej 200 ushtarësh britanikë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit.

KFOR-i aktualisht përbëhet nga mbi 4.500 trupa të kontribuar nga 27 aleatë dhe partnerë të NATO-s.

Të ngjashme