Ushtarë gjermanë e letonezë patrullojnë bashkë në veri të Kosovës

Prishtinë | 13 Jan 2025 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Ushtarë nga Gjermania dhe Letonia, të angazhuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë kryer një patrullim të përbashkët në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit, ky bashkëpunim synon rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë territorin e Kosovës, duke forcuar koordinimin mes dy ushtrive.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it.

KFOR vijon zbatimin e mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga viti 1999, duke kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme.

Po ashti, sipas njoftimit, në përmbushjen e këtij mandati, KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Të ngjashme