Solidarizimi për të prekurit e tërmetit në Shqipëri, i cili ndodhi më 26 nëntor 2019 në orën 03:55 është shumë i madh.
Vendi i fundit që i është shtuar kësaj liste është Afganistani ku personat që janë me mision kanë kontribuar në shuma monetare.
Njoftimin e ka dhënë ministria e mbrojtjes Olta Xhaçka nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ku ka shkruar:
“Solidariteti i jashtëzakonshëm i këtyre ditëve është shtrirë deri në Afganistan.
Miqtë dhe aleatët tanë po kontribuojnë simbolikisht për të prekurit nga tërmeti, edhe në mbledhjen e fondeve që kanë nisur ushtarakët tanë 🇦🇱 me mision në Kabul.”/tch