Ushtarët amerikanë dhurojnë kompresor ajri për departamentin e zjarrit në Viti

Prishtinë | 07 Pri 2025 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Ushtarët dhe liderët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë organizuar një ceremoni donacionesh, duke dhuruar një kompresor ajri për Departamentin e Zjarrit në Viti.

Ky aktivitet siç thuhet, është pjesë e përpjekjeve të ekipit të Bashkëpunimit Civil-Militar të KFOR-it, që mbështet çdo komunitet që jeton në Kosovë.

“KFOR vazhdon të realizojë mandatin e tij, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në sigurimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët dhe lëvizjen e lirë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) për të siguruar përgjigje të koordinuara të sigurisë”, shkruhet tutje në postimin e KFOR-it në Facebook.

Të ngjashme