Anëtarë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Hawaii-t, kanë qëndruar për vizitë në Kosovë, ku janë takuar me fëmijë e nxënës me nevoja të veçanta.
Bashkë me policinë e Kosovës, ata janë bërë bashkë në eventin “Lodrat e Aloha-s”, përmes së cilit u kanë bërë dhurata nxënësve me nevoja të veçanta.
Ushtarët kanë grumbulluar më shumë se 500 lodra, për t’ua dhuruar fëmijëve, shkruan Hawaii News Now.
“Ne e quajmë ‘shpirti i Aloha-s”, kur bëhemi të gjithë së bashku, sidomos për fëmijët, për t’ua treguar të mirat e komunitetit. Dhe e dini atë momentin kur fëmijët ecin me një buzëqeshje, kjo ma zbukuroi gjithë ditën”, ka thënë kolonel Michael Caraang.
Ndryshe, kjo është hera e parë që ushtarë të Hawaii-t dhe Policia e Kosovës bëhen bashk për evente të tilla. Derisa, ata po planifikojnë të shpërndajnë dhurata edhe në të ardhmen.