Ushtarët e Bundeswehrit kthehen nga Kabuli

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Pas fundit të misionit të evakuimit në Afganistan ushtarët gjermanë zbritën në aeroportin ushtarak, Fliegerhorst Wunstorf në Hanover. Por aksioni i shpëtimit duhet të vazhdojë.

Ushtarët, që kanë siguruar evakuimin e mijëra njerëzve nga Kabuli, tani janë kthyer në Gjermani.

Ata zbritën në aeroportin ushtarak Wunstorf në Hanover.

Në bordin e njërit prej tre avionëve, që erdhën nga aeroporti i Tashkentit, kryeqyteti i Uzbekistanit, ndodhej edhe ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Gjatë kthimit nga Afganistani, pjesëtarët e Bundeswehr-it bënë një ndalesë në Tashkent, ku u përshëndetën nga ministrja e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer.

Nën drejtimin e gjeneral-brigadës Jens Arlt në Kabul 454 forca, ndër to edhe 19 ushtare, morën pjesë në aksionin deri më sot më të madh për Gjermaninë të evakuimit.

Presidenti Frank-Walter Steinmeier i falënderoi ushtaret dhe ushtarët për angazhimin e tyre në urën ajrore: “Faleminderit për angazhimin tuaj të guximshëm në një mision mjaft të vështirë – se sa i rrezikshëm ishte ky mision, e tregoi së fundi sulmi brutal në aeroportin e Kabulit”, shkruan Steinmeier në Instagram. “Bashkë me aleatët tanë ne kemi sjellë në siguri mijëra njerëz nga Afganistani. …Vendi ynë është krenar për ju”.

Pavioni intensiv fluturues i Bundeswehr-it – avioni i ashtuquajtur Medevac – me udhëzimin e ministres Kramp-Karrenbauer qëndron tani për tani në Tashkent.

Në rast nevoje ai duhet të mbështesë trupat e SHBA-së, që po vazhdojnë fluturimet e evakuimit pavarësisht situatës ekstremisht të rrezikshme.

Nga sulmi në aeroportin e Kabulit (26.08) të enjten gjetën vdekjen rreth 180 vetë ndër ta edhe 13 ushtarë të SHBA-së si dhe 18 të tjerë u plagosën.

Bundeswehr-i ka evakuuar gjithsej 5347 vetë nga Afganistani, ndër ta 500 gjermanë dhe 4000 afganë.

Ministria e Jashtme në Berlin llogarit që ndërkohë ndodhen edhe rreth 300 shtetas gjermanë në Afganistan.

Po ashtu ka edhe rreth 10.000 shtetas afganë, që janë regjistruar për evakuimin, bëhet e ditur më tej.

Është e paqartë, se sa prej tyre kanë mundur të largohen nga vendi.

Të ngjashme