Komuna e Prishtinës ka marrë sot vendim për lirim nga pagesa e transportit publik për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kjo është bërë e ditur në takimin e mbajtur sot mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.