Ushtarët e FSK-së në misione paqeruajtëse, Kuvajti dhe Iraku destinacionet e mundshme

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 13:46 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvajti dhe Iraku janë vendet ku Forca e Sigurisë së Kosovës do të mund të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse, në kuadër të misionit të Gardës Kombëtare të Ajovas, të Ushtrisë Amerikane, raporton Ekonomia Online.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka thënë se këto dy shtet janë opsionale ku FSK-së do të kryej mision.

Ai pjesëmarrjen e ushtarëve të Kosovës në misione diplomatike e ka quajtur lajm historik për Kosovën.

“Neve na mbetet që t’i kryejmë obligimet tona. Anëtarësimi i NATO-s që nga fillimi ka qenë orientim i joni. Ne si shtet si Kosovë duhet të jemi të anëtarësuar në NATO”.

“Pjesëmarrja jonë është shumë e rëndësishme për vendin. Ne kapacitet aktuale që i kemi si FSK. Ne jemi në bashkëpunim dhe do të ndodhë me NATO-n. Nuk mund të flasë për numra, jemi në proces”.

“Me rëndësi është pjesëmarrja dhe kemi bërë parapërgatitja presim kohën. Një numër i pjesëtarëve të tonë janë të komunitetit serb janë në shërbim të forcave të sigurisë së Kosovës”.

Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët dhanë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit amerikan të Ajovas.

Të ngjashme