Ushtarët e FSK-së trajnohen për menaxhimin e vijave të zjarrit

Prishtinë | 04 Pri 2025 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, është realizuar kursi “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijave të Zjarrit”,  i gjeneratës 01/2025.

Forca e Sigurisë së Kosovës thotë se ky kurs kishte për qëllim trajnimet e specializuara për udhëheqësit dhe mbikëqyrësit në operacionet e poligoneve dhe menaxhimin e vijave të zjarrit, duke siguruar një nivel të lartë të gatishmërisë dhe sigurisë në terren.

“Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale, duke kontribuar në sigurimin e një ambienti të sigurt dhe efikas gjatë ushtrimeve dhe trajnimeve në poligonet e stërvitjes”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.

Të ngjashme