Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja tregojnë ushtarët e plagosur rusë që duken të tmerruar.
Këto pamje thuhet se janë marrë derisa atyre u jepeshin “medaljet e trimërisë për rolin e tyre në pushtimin në Ukrainë”, përcjell Telegrafi.
Trupat e plagosur u ulën në heshtje në një rresht karrigesh me rrota ndërsa zëvendësministri rus i mbrojtjes Alexander Fomin përshëndeti përpjekjet e tyre për luftë.
Por me gjithë entuziazmin e gjeneralkolonelit, ushtarët e rinj – shumë të cilëve u mungonte një gjymtyrë – dukeshin të tronditur dhe plot dëshpërim.
Pamjet e transmetuara nga Channel One i kontrolluar nga Kremlini treguan se Fomin deklaronte “Unë i shërbej Rusisë” ndërsa ai përshëndeti çdo ushtarë me një shtrëngim duarsh përpara se t’u vendoste një medalje në gjoks.
“Të gjithë keni zbatuar urdhrat që ju janë caktuar, të gjithë keni dhënë njëqind për qind”, u tha Fomin të plagosurve.
“Si burra të vërtetë, si ushtarë të vërtetë, ju vazhduat traditat e lavdishme ushtarake të gjyshërve dhe baballarëve tanë”.
Por të trembur nga tmerret e vijës së frontit ku Volodymyr Zelensky thotë se deri më tani janë vrarë 17,000 trupa ruse – të rinjtë e goditur nga terrori duken të heshtur.