Një kompani me ushtarë grekë në kuadër të Batalionit të 2-të shumëkombësh të Forcës Rezervë Operacionale të KFOR-it, janë nisur nga Greqia për në kampin Bondsteel në Kosovë, siç njofton faqja e ushtrisë greke “për të kontribuar në aftësinë e reagimit të menjëhershëm të NATO-s në rajonin e Kosovës”.
“Batalioni i II-të Shumëkombësh i Rezervave Operacionale përbëhet nga Komanda Shumëkombëshe me një staf përkatës, e cila përbëhet nga personel nga Greqia, Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania dhe komanda e së cilës deri në dhjetor 2024 mbahet nga vendi ynë”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se kjo është hera e dytë që forcat e ushtrisë greke dislokohen në Kosovë, pas dislokimit të parë të ndodhur nga shtatori në dhjetor 2023.
Athina zyrtare rizgjedhjen e ushtrisë greke për dislokim në Kosovë e shohin si vendim tregon demonstrimin dhe kontributin vendimtar në shfaqejn e Greqisë si shtyllë sigurie dhe stabiliteti në rajonin e “ndjeshëm të Ballkanit”.
Αναχώρηση Δύναμης του 2ου Πολυεθνικού Τάγματος της «Kosovo Force Operational Reserve Force»
— Γενικό Επιτελείο Στρατού-Hellenic Army Gen. Staff (@HAspokesman) June 21, 2024
Ανακοίνωση Τύπου➡️ https://t.co/T0nFd2vwYq
#ΕλληνικόςΣτρατός, #HellenicArmy pic.twitter.com/BUKTFvp223