Ushtarët indianë po mashtrohen nga llogaritë e rrejshme të femrave

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Një ushtar indian është mashtruar nga një llogari e rrejshme e një vajze në Facebook, duke dhënë informata të ndjeshme për ushtrinë.

Sombir Singh, 22-vjeçar, ishte duke qëndruar afër kufirit mes Indisë dhe Pakistanit kur filloi një lidhje intime në internet me një llogari që besonte se i përkiste një mjekeje të ushtrisë indiane.

Ky ushtar i ka ofruar llogarisë së rreme të dhëna të ndjeshme për një vit të tërë, përfshirë lëvizjet e trupave ushtarakeve dhe të tankeve. Incidenti po vlerësohet më i rëndë për shkak të faktit se llogaria e rrejshme ka origjinë nga Pakistani, vend i cili është rival ushtarak i Indisë për një kohë të gjatë.

Zyrtarët kanë thënë se në bisedën e internetit ushtrati ka shkëmbyer me personin e panjohur edhe mesazhe erotike dhe fotografi eksplicite. Kjo llogari është ende aktive në Facebook dhe në të shihet një grua me veshje tradicionale indiane. Ushtari është arrestuar dhe nëse shpallet fajtor, mund të dënohet me tri vjet burgim, shkruan “CNN”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme