Ushtarët italianë inaugurojnë një park te ri lojërash për fëmijë

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 09:56 | Nga

U përurua dje një park lojrash për fëmijët e fshatit Carrabreg i Epërm, në periferi të qytetit të Deçanit, falë ndihmës së ushtarëve të angazhuar në Kosovë në misionin e quajtur KFOR.

CIMIC-u italian e ka mbështetur fuqimisht – edhe ekonomikisht – projektin që ka mundesuar ndërtimin e një parku lojrash, të pajisur jo vetëm me struktura rekreative për fëmijët më të vegjël, por edhe me zona ku mund të ushtrojnë lirshëm sporte si futbolli ose basketbolli, duke u mundësuar në këtë mënyrë atyre të jetojnë një fëmijëri të qetë, mes argetimit dhe dhe lojërave ekipore që mund të rrisin ndjenjën e bashkësisë, bashkimit dhe respektit për të tjerët.

Keto lloj aktivitetesh janë shumë të rëndësishme sepse mbështesin drejtpërdrejtë një kategori – atë të fëmijëve dhe adoleshentëve – ndër më të ndjeshmit ne rrezik në një zonë ku është akoma e fortë kujtimi i dhunës së konfliktit në fund të viteve 90-ta, konflikt që e shtyu Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – me anë të rezolutës 1244 – të dërgojë një forcë shumëkombëshe në Kosovë me qëllim të ndalimit të përplasjeve ndëretnike: kontigjenti i KFOR-it (Forca e Kosovës), ku Italia ka qenë gjithmonë protagoniste e rëndësishme që prej fillimit të operacionit në 1999.

Në inaugurim ishte i pranishëm edhe Koloneli Ruggero CUCCHINI, komandant i Grupit Luftarak Shumëkombësh Perëndim – një njësi Shumëkombëshe e përbërë nga italianë, sllovenë, austriakë dhe moldavë, kompetentë në rajonin perëndimor të Kosovës – dhe komandant i Regjimentit të 5-të Alpin të Vipitenos, një repart që aktualisht përbën “shtyllën kurrizore” të kontigjentit italian në Kosovë.

Kolonel Cucchini ka theksuar rëndësinë e këtij projekti kushtuar fëmijëve dhe të rinjëve kosovarë, pasi atyre u është besuar detyra e rëndësishme e tejkalimit të mosbesimit të lidhur me bashkëjetesën ndëretnike për të garantuar një të ardhme më të mirë për këtë Vend.

Të ngjashme