KFOR ka njoftuar se ushtarët italianë, ka marrë pjesë në një trajnim me qitje me municion të vërtetë në poligonin e qitjes “Razorback”, pranë Prishtinës.
KFOR bën të ditur se, trajnimi kishte për qëllim ruajtjen e aftësive dhe përditësimin e njohurive për përdorimin e sistemeve individuale të armëve, si dhe forcimin e procedurave operacionale, përmirësimin e koordinimit dhe rritjen e besimit në përdorimin dhe trajtimin e sigurt të armëve.
‘’ Përmes aktiviteteve të tilla trajnuese, pjesëtarët e KFOR-it ruajnë një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe ndërgjegjësimit për situatën, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë’’, thuhet në njoftimin e KFOR’it, mes tjerash.
Postimi:
Ushtarët italianë të angazhuar në misionin e Forcës së udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë (KFOR) morën pjesë në një trajnim me qitje me municion të vërtetë në poligonin e qitjes “Razorback”, pranë Prishtinës.
Trajnimi kishte për qëllim ruajtjen e aftësive dhe përditësimin e njohurive për përdorimin e sistemeve individuale të armëve, si dhe forcimin e procedurave operacionale, përmirësimin e koordinimit dhe rritjen e besimit në përdorimin dhe trajtimin e sigurt të armëve.
Përmes aktiviteteve të tilla trajnuese, pjesëtarët e KFOR-it ruajnë një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe ndërgjegjësimit për situatën, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si mekanizma të reagimit në fushën e sigurisë.