Forcat e ushtrisë austriake u detyruan të kryenin një evakuim mjekësor urgjent nga Kosova, pasi siç raportojnë mediat e huaja, një ushtar i NATO-s ishte i sëmurë rëndë me koronavirus.
Evakuimi u krye nëpërmjet një avioni C-130 “Hercules”, të shtunën në orën 18:00.
“Është ndjenjë e mirë të kuptosh se jemi në gjendje të sjellim menjëherë në shtëpi në Austri njerëz, të cilët nuk mund të marrin kujdesin e duhur mjekësor gjatë një sëmundje je jashtë vendit. Unë do të doja t’i falënderoja shprehimisht ata që u përfshinë në fushatën e evakuimit për angazhimin e tyre. Ushtarit të sëmurë i uroj shërim të shpejtë”, ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Klaudia Tanner.