Një ushtar nga Sidnej, i cili e quan veten “ushtari mysliman”, e ka mbushur trupin e tij muskuloz me tatuazhe, edhe pse feja nuk ia lejon këtë gjë.
I njohur në Instagram si Yakiboy, ushtari ka 53,300 ndjekës në rrjetin social, aty ku poston foto nudo, për të treguar se nuk ka më hapësirë në trupin e tij për tatuazhe të reja, transmeton TCH.
Shumë ndjekës e kanë kritikuar ushtarin, duke thënë se tatuazhet e tij janë haram. Por, vetë australiani nuk e vret mendjen fare.