Ushtari shqiptar kthehet nga Afganistani, nëna qan nga gëzimi kur takon të birin

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka postuar momente prekëse të një nëne që ribashkohet me djalin e saj pasi ai kthehet nga misioni me forcat e armatosura.

Shkëlqim Hoxha nga batalioni II-të i këmbësorisë sapo ishte kthyer nga misioni i tij në Herat të Afganistanit.

“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari III Shkëlqim Hoxha nga batalioni II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni”, shkruan Xhaçka.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/471765353433016/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme