Një ushtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është dërguar në Spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore pas situatës që është krijuar nga zjarret që kanë përfshirë atë zonë.
Kujtojmë se sot një ushtar i shtetit shqiptar ka humbur jetën si pasojë e flakëve të marra, ndërsa gruaja e tij, është transportuar me urgjencë për në Tiranë, për ndërhyrje më të specializuara, shkruan Ora News, transmeton Klankosova.tv.