Forcat Ushtarake të SHBA-së, kanë thënë se janë duke anuluar një ndihmë prej 230 milionë dollarëve ndaj Pakistanit.
Kjo ndihmë që ishte destinuar që ky shtet të luftojë grupet terroriste është tërhequr me arsyetimin se Islamabad ka dështuar të ndërmarrë veprime konkrete, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Presidenti Donald Trump paraprakisht ka akuzuar Pakistanin që ka gënjyer SHBA-në edhe pse ka qenë duke pranuar miliarda dollarë të tyre.
Zëdhënësi i Pentagonit, Lt Col Kone Faulkner, ka thënë se Ushtria e Amerikës synon që këto para t’i shpenzojë në fusha të tjera që janë më prioritare.
Ky hap që duhet ta marrë aprovimin e Kongresit të SHBA-së, është pjesë e një pezullimi më të gjerë të paralajmëruar në muajin janar.