Ministria e Mbrojtjes së Bullgarisë ka kërkuar nga Qeveria që të nisë bisedimet direkte me Shtetet e Bashkuara, mbi blerjen e avionëve luftarakë F-16, me qëllim që të zëvendësojë avionët e vjetruar sovjetikë të tipit MiG-29.
Ministria e Mbrojtjes tha se “blerja… do të rrisë aftësitë luftarake të forcës ajrore të Bullgarisë në një nivel të ri”.
Parlamenti bullgar më 8 qershor ka miratuar një plan, ku thuhet se do të shpenzohen 2 miliardë dollarë në blerjen e 150 makinave luftarake dhe 16 avionë luftarakë të rinj ose të përdorur.
Rreth një miliard dollar ishinndarë për të blerë 8 avionët e parë. Ky buxhet po ashtu pritje të shpenzohej në trajnimin e ekipit si dhe për mbështetje logjistike.
Megjithatë, oferta ndaj Lockheed Martin, kompani e SHBA-së, kishte kaluar këtë shifër.
“Një çmim më i ulët, që sipas tyre është i mundshëm, mund të arrihet vetëm përmes bisedave direkte mes dy qeverive”, tha ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov.
Bullgaria është anëtare e NATO-s që prej vitit 2004, por çështja se me çfarë avionë luftarakë duhet të zëvendësohen avionët MiG ka përcjellë qeveritë për më shumë se një dekadë.
NATO ka inkurajuar anëtarët e saj që të zhvillojnë apo të blejnë pajisje të reja nga anëtarët perëndimor të Aleancës, me qëllim që të zëvendësojnë sistemet e vjetra të kohës sovjetike.