Ushtria e Irakut: Nga sulmet në bazën e SHBA-së nuk ka viktima irakiane

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Ushtria e Irakut tha të mërkurën se 22 raketa u hodhën nga Irani në bazën ajrore të Ain al-Asad që strehojnë trupa të koalicionit të udhëhequr nga SHBA- ja  në provincën perëndimore Anbar dhe në një bazë në Erbil.

Në këtë deklaratë të ushtrisë sipas Reuters thuhet se nuk kishte viktima të Irakut në nga këto sulme.

“Iraku kishte vendosur që midis orës  1:45 dhe 2:45 këtë mëngjes të 8 janarit 2020 të bombardojë nga 22 raketa; 17 raketa ranë në bazën ajrore të Ain al-Asad përfshirë dy që nuk shpërthejnë … dhe pesë në qytetin e Erbilit që të gjitha ranë në selitë e koalicionit. Nuk u regjistruan viktima në mes forcave Irakiane, “thuhet në deklaratë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme