Ushtria e Izraelit: Kemi vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah

Prishtinë | 28 Sht 2024 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallahun, pas sulmit në Bejrut të premten.

Sipas “REL”, ushtria ka thënë se gjatë sulmit janë vrarë edhe Ali Karki, komandant i Frontit Jugor të Hezbollahut, dhe komandatë të tjerë të Hezbollahut.

Ndryshe, sulmi ndaj selisë qendrore të Hezbollahut erdhi vetëm pak pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi se veprimet ndaj organizatës së shpallur terroriste nuk do të ndalen.

“Ne po vazhdojmë që ta sulmojmë Hezbollahun me forcë të plotë dhe nuk do të ndalemi derisa t’i arrijmë qëllimet tona – kryesorja në mesin e tyre rikthimi i banorëve të veriut në mënyrë të sigurt në shtëpitë e tyre” – tha Netanyahu.

Netanyahu ndërpreu vizitën e tij në ShBA dhe do të kthehet menjëherë në Izrael.

Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë të njoftuara për sulmin e Izraelit.

“SHBA-ja nuk ka qenë e përfshirë në këtë operacion dhe ne nuk kemi pasur paralajmërim paraprak.” – ka thënë ajo për mediat.

Të ngjashme