Ushtria e Libisë njoftoi se mercenarët rusë të gjeneralit puçist Khalifa Haftar kanë ngritur kurthe me bomba nëpër shtëpi dhe kanë minuar zonën periferike në perëndim të qytetit Sirte, transmeton Anadolu Agency (AA).
Abdel-Hadi Dara, zëdhënësi i Zyrës për operacionin Sirte dhe Al-Jufra të zhvilluar nga ushtria e Libisë në një deklaratë me shkrim dha informacione rreth zhvillimeve të fundit për operacionin.
Ushtria e Libisë: Mercenarët rusë ngrenë kurthe me bomba në shtëpitë e qytetit Sirte
“Burimet tona në Sirte kanë konfirmuar se mercenarët rusë kanë ngritur kurthe me bomba nëpër shtëpi dhe kanë minuar zonën periferike në perëndim të qytetit Sirte”, tha Dara.
Mercenarët rusë të Haftarit e bëjnë këtë me qëllimin për të penguar hyrjen në qytet të ushtrisë së Libisë, tha Dara duke rikujtuar se edhe milicët e Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë ngritën kurthe me bomba dhe mina para se të largoheshin nga qyteti Tarhuna dhe nga pjesa jugore e kryeqytetit Tripoli.
Ushtria e Libisë më 25 mars filloi operacionin “Stuhia e Paqes”, ndërsa më pas ajo mori nën kontroll bazën ushtarake ajrore Al-Watiya dhe me 4 qershor ajo siguroi kontrollin në të gjithë kufijtë administrativë të kryeqytetit Tripoli.
Të premten më 5 qershor, ushtria e Libisë mori kontrollin në qytetin Tarhuna ndërsa të shtunën filloi një operacion të ri të emëruar “Rrugët e Fitores” për të çliruar nga milicët e Haftarit rajonin Sirte, bazën ajrore Al-Jufra dhe zonat përreth tyre.