Forcat izraelite janë ende duke luftuar kundër grupeve të armatosurve të Hamasit në shtatë deri në tetë lokacione në jug të Izraelit afër Rripit të Gazës, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit në një konferencë këtë mëngjes.
Këto përfshijnë Be’eri, një komunitet agrar, i cili u infiltrua nga luftëtarët e Hamasit brenda natës. Shumë nga militantët janë vrarë, por të tjerë janë ende të fshehur në shtëpitë në kibuc, tha ushtria izraelite, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kjo e fundit shtoi se ka sulmuar më shumë se 1000 objektiva në Gaza.
“Qëllimi i këtij operacioni është diçka krejtësisht tjetër… Po merr më shumë kohë nga sa prisnim për t’i kthyer gjërat në një pozicion mbrojtës, sigurie,” tha nënkoloneli Richard Hecht në një konferencë me gazetarët.