Ushtria izraelite mohon nisjen e operacioneve tokësore në Gaza

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Ushtria izraelite shmangu sot të përsërisë deklaratën e saj të mëparshme rreth fillimit të operacioneve tokësore në Gaza dhe në vend të kësaj tha se vazhdojnë, raporton AA.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricust më parë kishte deklaruar se ka filluar operacioni tokësor në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF) Avichay Adraee tha për AA se nuk mund të konfirmonte operacionet tokësore por vetëm mund të thoshte se kanë nisur sulmet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës.

Ai tha se nuk mund të mohonte apo të konfirmonte ose komentonte deklaratat e Conricustit.

Izraeli vazhdon të shënjestrojë Gazën me bombardime të ashpra, duke martirizuar 109 palestinezë deri më tani, përfshirë 28 fëmijë dhe 15 gra ndërsa 621 të tjerë janë plagosur.

Deri më sot, 7 izraelitë janë vrarë, gjashtë prej tyre në sulme me raketa, përveç një ushtari të vrarë kur një raketë anti-tank goditi automjetin ushtarak.

Tensionet kanë qenë të larta në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar gjatë muajit të kaluar ndërsa kolonët izraelitë u futën në lagje pas një urdhri të gjykatës për dëbimin e familjeve palestineze në zonë.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, veprim ky që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Të ngjashme