Ushtria izraelite urdhëron më shumë se 30 zona në Liban që të evakuohen menjëherë

Prishtinë | 04 Tet 2024 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 30 qytete dhe fshatra në Libanin jugor janë urdhëruar të evakuohen menjëherë nga ushtria izraelite.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Avichay Adraee u tha njerëzve që të drejtoheshin në veri të lumit Awali, duke thënë se çdo lëvizje në jug mund t’i rrezikonte ata, shkruan Sky News.

“Aktivitetet e Hezbollahut e detyrojnë IDF-në të veprojë kundër tij me forcë”.

“IDF nuk ka ndërmend t’ju dëmtojë, kështu që për sigurinë tuaj ju duhet të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja dhe të shkoni në veri të lumit Awali. Shpëtoni jetën tuaj”, thuhet në njoftimin e ushtrisë.

Të ngjashme