Ish-ministri gjerman për Evropën dhe deputeti i Bundestagut, Michael Roth, ka shkruar pas ngritjes së shqetësimeve nga SHBA-ja për shtimin e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.
Roth duke e etiketuar Vuçiqin i ka thënë presidentit serb se “pyes nëse ky është kontributi juaj për de-eskalim, paqe dhe pajtim”.
“Ku dreqin është Bashkimi Evropian”, ka shkruar tutje ish-ministri gjerman.
“I nderuar zoti President Vuçiq.Pyes veten nëse ky është kontributi juaj për deskalimin, paqen dhe pajtimin? Ku – dreqin – është BE”, ka shkruar Roth.
Dear Mr President @avucic, I wonder whether this is your contribution to deescalation, peace and reconciliation? Where – the hell – is the EU😳 https://t.co/1GumLuv2mx
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦 (@MiRo_SPD) September 30, 2023