Ushtria serbe arreston dy persona nga Podujeva

Prishtinë | 26 Nën 2024 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Ushtria serbe i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva.

Ata dyshohet se u arrestuan në territorin serb dhe dyshohen se ishin duke prerë dru.

Ndaj dy të rinjve llapjanë, autoritetet serbe e kanë caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh.

Llapi.info ka kontaktuar direkt me familjarët e dy të rinjve llapjanë, të cilët e kanë konfirmuar rastin.

Ata kanë thënë që Serbia po u kërkon shuma parash deri 20 mijë euro për lirimin e tyre.

Mirëpo, gjendja financiare nuk është e qëndrueshme dhe nuk kanë mundësi për ta kryer këtë pagesë.

Për rastin në fjalë janë informuar edhe autoritetet e sigurisë në Kosovë.

Të ngjashme