Luftëtarët që kishin luftuar më parë në Ukrainë për grupin mercenar rus Wagner janë kthyer në fushën e betejës në lindje, sipas ushtrisë ukrainase.
Mercenarët e Wagner ishin tërhequr nga qyteti lindor i Ukrainës, Bakhmut në maj, ndërsa ia dorëzonin kontrollin e zonës ushtrisë ruse, transmeton Klan Kosova.
Pas rebelimit të dështuar të grupit në qershor, ekspertët e sigurisë parashikuan se Kremlini do të kërkonte të përfshinte më tej grupin në ushtrinë ruse.
Të mërkurën, Zëvendës Komandanti i Komunikimeve për trupat ukrainase në Lindje, Serhii Cherevatyi, tha se ish-luftëtarët e Wagner-it që ishin kthyer në Ukrainë tani po punonin për Ministrinë ruse të Mbrojtjes ose strukturat e saj të lidhura dhe ishin bashkuar si individë dhe jo si njësi.
“Deri tani, ka disa qindra prej tyre në drejtimin tonë, në Frontin Lindor, në zona të ndryshme,” tha Cherevati për CNN.
Por ai u përpoq të nënvlerësonte rëndësinë e kthimit të tyre, duke thënë se forcat ruse në Ukrainë “janë të pamjaftueshme atje tani, kështu që çdo njeri është i mirë për ta”.