Ushtrime të përbashkëta ushtarake Francë-Egjipt

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 20:21 | Nga

Franca dhe Egjipti filluan sot manovrat e përbashkëta ushtarake në ujërat territoriale egjiptiane, që do të zgjasin disa ditë, njoftoi ushtria egjiptiane.

“Manovrat e quajtura ‘Cleopatre 2017’ kanë mobilizuar veçanërisht anijet ‘Mistral’ egjiptiane dhe franceze, disa fregata, avionë luftarakë të tipit F-16″, theksoi zëdhënësi i forcave të armatosura egjiptiane, raporton AFP.

Manovrat u zhvilluan në ujërat territoriale egjiptiane, në Mesdhe në Detin e Kuq.

Që prej vitit 2015, Egjipti ka riforcuar arsenalin ushtarak duke i blerë Francës 24 avionë luftarakë ”Rafale”, një fregatë shumëmisionëshe FREMM dhe raketa me vlerë prej 5,2 miliardë euro si dhe dy anije luftarake ”Mistral” për rreth 950 milionë euro.

“Këto manovra u zhvilluan në kuadër të riforcimit të bashkëpunimit mes ushtrive të dy vendeve”, sipas komunikatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme