Hulumtimet e reja kanë zbuluar se ushtrimet mund të largojnë rrudhat, bëjnë që të dalin flokët dhe kthejnë mbrapsht thinjat e flokëve.
Ushtrimet vërtetë të dhurojnë më shumë energji dhe të mbajnë në formë. Por hulumtimet e reja nga Universiteti McMaster sugjerojnë se ushtrimet e qëndrueshmërisë gjithashtu mund të ndihmojnë të luftosh, e bile edhe të kthesh mbrapa, shenjat e plakjes si rënia e dhe thinja e flokëve, dhe hollimi i lëkurës.
Sipas Shoqatës Kanadeze për Ushtrime dhe Fiziologji ushtrimet e qëndrueshmërisë janë aktivitet aerobik – si ecja e shpejtë, vrapimi dhe çiklizmi – që përmirësojnë formën e kardio-respiratorit. Sa më gjatë që mundesh të bësh ushtrime aerobike aq më shumë ke qëndrueshmëri.
Në studimin e McMaster, hulumtuesi prijës Dr. Mark Tarnopolski ka testuar minj me karakteristika fizike të ngjashme që krahasohen me persona të moshës mesatare që të bëjnë 45 minuta vrapim tri herë në javë. Lëkura e tyre ishte bërë më e shtrënguar dhe qimet kishin filluan prapë të rriten dhe ndaluar së thinjuri.
“Ushtrimet nuk ndikojnë vetëm në zemër dhe muskuj; e ndoshta ato ndikojnë edhe në prodhimin e kimikaleve si hormone që kanë efekte të dobishme në indet tjerë,” thotë Tarnopolski. Plakja është e pashmangshme, por hulumtimi im tregon se ushtrimet mbajnë njerëzit të shëndetshëm dhe aktiv, dhe mund të ju ndihmoj atyre të jetojnë më gjatë.”
Ai dhe ekipi i tij tani për tani janë duke krahasuar qelizat e atletëve dhe atyre njerëzve që bëjnë jetë sedentare (të ulur, jo aktive) për të zbuluar cilët kimikale hormonale zmbrapsin pleqërinë. Publikimi i të dhënave pritet brenda vitit. Tarnopolski më parë ka publikuar raporte që tregojnë se ata të moshës 65 e tutje me ushtrime mund të kthejnë plakjen e muskujve për 20 vite.
Vet një vrapues i rregullt, Tranopolski bën me dije se pasi që njerëzit aktivë kanë gjasa më shumë të jenë jashtë natyrë, dielli mund të kundërveproj ndaj dobive të ushtrime në lëkurë. Pra duhet keni kujdes që të aplikoni krem kundër dielli para se të dilni jashtë në diell për të vrapuar. Gjithashtu, të fitosh kondicion, apo si themi ne në Kosovë ‘të marrësh kondicion’, kërkohet kohë dhe trajnim i rregullt.
Por a nuk është nxitëse fakti që ndoshta mund ta gjesh burimin e rinisë nëse vrapon?