Ushtrimi i ndikimit të politikës në drejtësi, brina s’ka!

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 21:08 | Nga Ehat Miftaraj

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, thotë se nuk ka dyshim që ushtari i FSK-së, A.K., kishte tentuar t’i vriste dy të rinjtë serbë në Shtërpcë të premten.

Një politikan, një ministër sot e paska marrë rolin e policit, prokurorit dhe gjykatësit dhe e paska gjyku një çështje gjyqësore për të cilën ende nuk është ngritur as aktakuzë.

Ushtrimi i ndikimit të politikës në drejtësi, brina s’ka. Shteti nuk guxon as me liru e as me dënu askënd veç pse një ministër, një politikan e gjykon një rast penal sipas tekeve apo dëshirave të tij.

Shteti ligjor kërkon që procesi gjyqësor të jetë i drejtë, i pavarur dhe i paanshëm, dhe pa ndërhyrje të papërshtatshme nga jashtë në procesin e hetimeve apo gjykimit.

Tallava shtet!

Të ngjashme