Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve të tij, duke u kërkuar para.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 07:00.
Policia ka njoftuar se i dyshuari, mashkull, në momentin e incidentit ka qenë në gjendje të dehur.
“Është arrestuar i dyshuari (m/k) për shkak se në vazhdimësi ju ka shkaktuar dhunë psikike familjarëve ti tij, duke ju kërkuar para. I dyshuari ka qenë në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.