Uta Ibrahimi e para në Ballkan që ngjitet në pesë maja mbi 8000 metra

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi, ka arritur edhe një sukses të saj duke u ngjitur në majën Gasheburum, pjesë e vargmaleve Karakorum.

Rrugëtimi i Utës nuk ishte pa vështirësi. Për të arritur deri në kampin bazë 5200 metra ajo është dashur të ngjitet në rrugë të papërshtatshme, akullnaja dhe rrezik nga orteqet.

Nga ky rrugëtim ajo ka vazhduar edhe tek kampi numër dy duke arritur lartësinë e 6500 metrave.

Kjo ngjitje ka qenë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe pa litar.

Kurse ngjitja për në kampin 3 ngjitja ka qenë teknike dhe me pjerrtësi prej 55-60 përqind, gurë dhe akull.

Me këtë rast ajo është shprehur se kjo është një mundësi e mirë për të prezantuar dhe promovuar vendin tonë.

“Ngjitjet nga kampi në kamp dhe përgatitjet janë të rënda për sulmin drejt majës, por është një mundësi e mirë për të treguar për Kosovën dhe malet e saj. Me shumë nga alpinistët e vazhdoj bisedën pasi të përfundojmë ngjitjet. Shumë nga ta e kanë vizituar Kosovën”.

Ibrahimi tutje shprehet se ajo zyrtarisht bëhet e para që ka ngjitur pesë maja me lartësi mbi 8000 metra.

“Kjo është maja e pestë mbi 8000 metra, kjo ngjitje më bën alpinistën e parë në Ballkan pas asaj të Sllovenisë, ajo i ka ngjitur katët. Unë kam edhe nëntë maja të tjera. Nuk do të ndalem. Do të vazhdoj të promovoj Kosovën në ngjitje”.

Alpinistja nga Kosova ka për synim që të ngjitet në 14 majat më të larta në botë.

Deri më tani këtë e kanë bërë vetëm tre alpiniste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme