Pas ngjitjes me sukses në malin më vdekjeprurës të botës, Annapurna 8,091 m, Uta Ibrahimi na bëri edhe një herë tjetër krenar si komb, kësaj radhe duke u rankuar si femra e parë nga Ballkani që ka ngjitur 6 majat më të larta të botës.
Uta ska të ndalur, duke qenë se ndodhet në Nepal, ajo ka vendosur që t’i bashkohet një ekspedite shumë të vecantë , e cila udhëhiqet dhe përbëhet nga femrat më të zonja në alpinizëm nga vendet e ndryshme të botës, të cilat kësaj radhe ia kanë mësyer ngjitjes së majës Dhaulagiri.
Dhaulagiri është maja e shtatë më e lartë në masifin e Himalajave duke u ngritur në 8,167 m. Një mision kaq sfidues si ngjitja e Dhaulagirit, i udhëhequr dhe realizuar nga gratë do të bëj bujë në botë duke riafrimuar edhe një herë fuqinë dhe rolin e gruas në shoqëri.
Për realizimin e kësaj ekspedite, dhe për të qenë pjesë e këtij grupi edhe një grua shqiptare, Uta ka inicuar mbledhjen e fondeve që mbështesin shpenzimet e ekspeditës. Fatkeqësisht fondet nuk kanë arritur të grumbullohen ende.
Çka e bën grupin e ekspeditës edhe më të vecantë, është personi 83 vjeqar – Carlos Soria, i cili i është bashkuar ekspeditës për të ngjitur majën Dhaulagiri(8,091 m) për të dymbëdhjetën here. Prandaj përvec rëndësisë së ekspeditës për fuqinë e gruas, zt. Carlos na shërben si shembull se mosha me të vërtetë është vetëm numër, dhe me vullnetin e duhur gjithcka është e mundur.
Tashmë, Uta ndodhet në kampin bazë në Dhaulagiri, ku ndodhen edhe ekipe tjera. Për shkak të kushteve atmosferike, stuhive dhe faktorëve tjerë ekipet po presin që ngjitjet t’i nisin më së largu me 5 Maj, kur priten kushte më të favorshme për nisjen e rrugëtimit.