Nëse floku juaj duket pa jetë, atëherë duhet të shfrytëzoni fuqinë e vezës dhe vajit të ullirit me avokado.
Merrni një gjysmë të avokados dhe hidheni në mikser. Përziejeni mirë deri sa masa të jetë krejtësisht e butë dhe kremoze.
Shtoni një vezë dhe një lugë çaji me vaj ulliri.
Përziejeni sërish dhe më pas maskën hidheni në një enë tjetër.
Lajeni flokun me shampoo pa sulfat e cila do të pastrojë në thellësi skalpin nga papastërtitë, vajrat, zbokthi dhe qelizat e vdekura.
Vendoseni maskën në lëkurën e kokës dhe zbrisni poshtë në të gjithë gjatësinë e tij.
Pasi të keni lyer të gjithë flokun mblidheni atë dhe mbajeni maskën për pesë minuta.
Shpërlajeni mirë me ujë dhe thani flokët me peshqir, por jo me tharëse.