Vaji i ullirit përmban mbi 30 përbërës që na mbrojnë nga sëmundjet

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Ulliri pa dyshim është një nga bimët mjekësore me vlera shumë. Vetëm me një pikë të vajit të ullirit marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, plakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera.

Vitet e fundit është zbuluar se vaji ullirit ka shumë ndikim mbi aktivitetin metabolik të organeleve të qelizës. Prej kohësh ai përdoret jo vetëm si ushqim, por edhe si medikament me vlera të larta për kurimin e disa sëmundjeve të ndryshme. Sipas specialistëve, vaji ullirit me hudhër ndihmon në kurimin e astmës, arteriosklerozës dhe hipertensionit.

Më poshtë do të gjeni disa bashkëpunime të vajit të ullirit me disa produkte të tjera dhe dobitë që sjellin:
1. Vaji i ullirit me koreandër kuron vështirësitë në tretje.
2. Vaji i ullirit me dëllinjë ndihmon në kurimin e diabetit dhe ngërçit.
3. Vaji i ullirit me qepë ndihmon në kurimin e diabetit, sëmundjeve të frymëmarrjes, arteriosklerozës, pajisjeve gjenito-urinare.
4. Vaji i ullirit me frutat e myshkut kuron asteni-në dhe gurin në tëmth.
5. Vaji i ullirit me lava-ndër ndihmon në kurimin e eternitit dhe sëmundjeve infektive.

Të tjera vlera të vajit të ullirit janë këto:

Mbron zemrën dhe trurin: Vaji i ullirit zvogëlon mundësin e të sëmurit nga kanceri i zorrëve dhe gjirit. Femrat që përdorin vaj të ullirit për 45 për qind janë më të mbrojtura ndaj kancerit të gjirit.Në vende bregdetare ku konsumimi i vajit të ullirit është më i madh, janë shumë më të ulëta paraqitjet e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë këtu kancerin e gjirit, vezoreve dhe gjëndrave.

Ndihmon në tretje: Tretet lehtë dhe ka rol mbrojtës në traktin digjestiv. Lukthi i njeriut shumë më lehtë e pranon vajin e ullirit nëse e krahasojmë me yndyra të tjera. Ndikon shumë mirë në organet e tretjes. Ndihmon tek gastriti. Rregullon enzimat e pankreasit dhe parandalon formimin e gurëve në kanalet e tëmthit. Parandalon yndyrën në mëlçi. (asteatoza).
Diabeti: Zvogëlon rrezikun e të sëmurit nga diabeti dhe i ndihmon të sëmurët nga diabeti që përdorin insulinë të mos vijë deri tek ndonjë komplikim.
Vaji i ullirit të mbron nga helmet :Gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të muskujve, nëse nxehet dhe masazhohen vendet ku ju dhëmbin. Ndikon edhe në hemorroide, sëmundjet e lëkurës, ekzemat, psoriazën dhe infeksione kërpudha-le duke përfshirë edhe likenet.

Ndërkohë vaji i ullirit ka gjetur përdorime të shumta edhe në produktet e kozmetikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme