Përdorimi i rregullt i vajit të kokosit, veçanërisht në zonat rreth syve iu ndihmon që të luftoni rrudhat dhe të zvogëloni rrezikun e krijimit të shpejtë të tyre.
Vaji i kokosit është testuar edhe klinikisht për benefitet e mëdha që i ka në mbrojtjen e lëkurës ndaj problemeve të ndryshme me rrudha. Ky vaj është shumë i rekomanduar për fytyrë të thatë pasi që e ushqen dhe e zbutë atë, duke penguar krijimin e baktereve dhe viruseve.
Hulumtimet kanë treguar se vaji i kokosit është i pasur me yndyra të shëndetshme të quajtura acide yndyrore të mesme. Këto yndyra unike përfshijnë acidin laurik, acidin kaprik dhe acidin kaprilik.
Përdoreni këtë yndyrën e pastër të kokosit veçanërisht në mbrëmje, në zonat rreth syve rregullisht në mënyrë që të shihni rezultate më të mira.