“Vaji në tepsi”, aktivisti i PSD’së i reagon Sallahut të VV’së: Po shpërndajnë budallak

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, punën e Ministrisë së Drejtësisë e krahasoi me shpërndarjen e vajit në tepsi, gjë që ka nxitur shumë reagime – një prej tyre është edhe sekretari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Nol Nushi.

Nushi tha se niveli i shpërndarjes së budallëkut nga zyrtarët qeveritarë është i barabartë me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi.

“Kurse unë ju them me përgjegjësi të plotë që niveli i shpejtësisë së shpërndarjes së budallëkut nga këta zyrtarë qeveritarë është i barabartë me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi”, tha Nushi.

Ndërsa Sallahu tha se me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi e krahason punën e ministrisë që udhëheqet nga Albulena Haxhiu.

“Po iu them këtu me plotë përgjegjësi, se niveli i shpejtësisë së punës së ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë gjithashtu, mund të krahasohet gjithashtu me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi”, ka thënë Sallahu në ATV.

Të ngjashme