Një vajzë 4 muajshe ka humbur jetën në kushte të tmerrshme.
Prokuroria e Brunsbüttel në veri të Gjermanisë ka nisur hetimet për vrasje, pasi dyshohet se fëmija ka vdekur nga uria për shkak të neglizhencës së prindërve.
Më 26 shtator, kur ekipet e shpëtimit mbërritën në shtëpinë e familjes, vajza ishte tashmë e vdekur.
Hetuesit kanë konfirmuar se vdekja e saj ka qenë rezultat i urisë ekstreme, dhe kjo është bërë e qartë pas obduksionit që u realizua më 30 shtator.
Shtëpia e familjes, e vendosur në Brunsbüttel, është gjetur në kushte të tmerrshme.