Vajza e Adem Demaçit: Pa u vlerësuar sakrifica e brezave nuk ndërtohet shteti

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 14:58 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vajza e veprimtarit dhe intelektualit, Adem Demaçi, Abetarja, tha se ndihet krenare për punën që ka bërë babai i saj.

Ajo i tha Ekonomia Online, në pesëvjetorin e vdekjes së Demaçit dhe duhet të vlerësohet sakrifica e të gjitha brezave.

Sipas saj, nëse nuk ndodh kjo dhe pa një punë të mirëfilltë nuk mund ta rrihej pavarësia e as të ndërtohet shteti.

“Unë shumë jam krenare dhe e falënderoj Qeverinë për këtë ditë të përkujtimit sepse është e rëndësishme që të dihet sakrifica jo vetëm e Adem Demaçit, por edhe e të gjithë atyre dëshmorëve që ranë për lirinë e vendit”.

“Kur njeriu e vlerëson sakrificën atëherë e di që pa sakrificë dhe pa një punë të mirëfilltë nuk mund të arrihet pavarësia dhe nuk mund ta arrihet ndërtimi i shtetit”.

Në këtë përvjetor të varri i tij kanë bërë homazhe edhe krerë institucionesh, bashkëpunëtorë e familjarë.

Të ngjashme