Familja e madhe e aktores së njohur Angelina Jolie prej disa vitesh po përjeton pasojat e divorcit të saj me ish-bashkëshortin, Brad Pitt.
Së fundmi vajza e ish-çifti, Shiloh hoqi dorë nga mbiemri i babait të saj, duke përdorur atë të nënës, Jolie
Sipas TMz, me 27 maj Shiloh mbushi 18 vjeç dhe po në të njëjtën ditë bëri aplikimin për të ndryshuar mbiemrin e saj Pitt, ndërsa tashmë është në pritje të vendimit zyrtar.
Pak ditë më parë u bë e ditur se motra 16-vjeçare e Vivienne -s tashmë përdor vetëm mbiemrin Angelina, gjë që e bëri së fundmi me rastin e shfaqjes së nënës së saj në Broadway.
Shiloh është fëmija i parë në familje që shkon bën kërkesën në gjykatë për ndryshimin e mbiemrit, por më parë edhe vajza tjetër e Angelinës dhe Brad Pitt, Zahara një vit më parë përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale është shprehur se quhej Zahara Marley Jolie.
Nga ana tjetër duket se është edhe vëllai i tyre Pax do të marrë të njëtin vendim si dy motrat e tij, pasi kohë më parë përmes një postimi në Instagram ai tregoi se babai i tij është një person i tmerrshëm, që shkakton terror tek fëmijët e tij.
Marrëdhëniet aspak të mira mes fëmijëve të familjes dhe Brad Pitt janë arsyeja kryesore e ndryshimit të mbiemrave, qoftë zyrtarisht apo jo. Në qendër të këtij ndryshimi, megjithatë, mund të jetë shembulli që kishte dhënë vetë Angelina me rastin e marrëdhënies së keqe që kishte me të atin, Jon Voight.
Marrëdhëniet midis babait dhe vajzës ishin acaruar që kur Angelina ishte e re, pasi Voight tradhtoi nënën e saj Marcheline dhe kur u nda me të gjërat u përkeqësuan edhe më shumë. Këtë e ka pranuar edhe vetë Voight, 22 vite më parë, duke folur për Entertainment Ëeekly, duke e karakterizuar në mënyrë të keqe vajzën e tij. “Vajza ime nuk ishte kurrë normale për shkak të mënyrës se si unë sillesha në martesën time”- tha ai kohë më parë.
Komentet e hidhura të Voight vazhduan pas divorcit të Jolie nga Billy Bob Thornton. Në veçanti, aktori fitues i çmimit Oscar kishte thënë se mendonte se martesa e tyre nuk do të funksiononte, pasi “të dy kishin probleme serioze”.
Pikërisht atëherë Angelina hoqi zyrtarisht mbiemrin Voight, duke mbajtur vetëm mbiemrin e saj artistik, Jolie. Duhej të kalonin tetë vjet para se të flisnin përsëri, me rastin e martesës së saj me Brad Pitt dhe nxitjes së tij për t’u ribashkuar me të atin.
Megjithatë, Jolie kishte deklaruar edhe më parë se kishte mbajtur qëllimisht një distancë nga babai i saj, sepse mendonte se kishin një marrëdhënie jo të shëndetshme . Ajo u përpoq ta ripërcaktojë atë marrëdhënie, duke thënë se ata ishin përpjekur të ishin miq, por nuk kishin më kontakte pas divorcit të saj nga Pitt. Një vit më vonë pati një tjetër përpjekje pajtimi, e cila duket se ka ndodhur për një periudhë kohore, megjithatë askush jashtë familjes nuk mund ta dijë me siguri se cili është statusi i marrëdhënies së tyre sot, pasi Voight së fundmi e sulmoi Jolie.
Angelina Jolie mund të mos i ketë inkurajuar vetë fëmijët e saj që të ndryshojnë mbiemrat e tyre, por nëse ata janë rritur në një shtëpi ku shohin vazhdimisht pasojat e një marrëdhënieje të trazuar baba-bijë, ka shumë të ngjarë që ata mendojnë se e vetmja zgjidhje për tu distancuar nga marrëdhëniet e trazuara me babanë e tyre është largësia prej tij . Kjo distancë është arritur emocionalisht, pasi duket se ata nuk kanë asnjë kontakt me Brad Pitt-in dhe plotësimi formal i saj është ndryshimi i mbiemrit.