Kompania e drejtuar nga vajza e Bruce Lee ka hedhur në gjyq një rrjet të famshëm të ushqimit të shpejtë në Kinë për shkak të përdorimit të imazhit të yllit të arteve marciale.
Vajza e Bruce, Shannon Lee pretendon se Real Kungfu ka përdorimin imazhin dhe logon e tij pa leje, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Firma e saj kërkon që rrjeti i “Fast Food” të heqë dorë menjëherë nga përdorimi i mazhit të të atit dhe si kompensim kërkon 30 milionë dollarë.
Restoranti i paditur vërteton se autoritetet lokale ia kanë miratuar përdorimin e logos.
“Logoja e Kunfu është ajo për të cilën kompania kishte aplikuar dhe marrë pas një ekzaminimi rigoroz nga agjencia kombëtare e markave tregtare dhe ne tash e kemi përdorur atë për 15 vjet”, kanë thënë nga ky rrjet.
“Jemi të hutuar që pas kaq vitesh tani po paditemi dhe aktualisht ne jemi duke studiuar çështjen dhe duke përgatitur përgjigjen tonë”.