Vajza e Jennifer Lopez vjedh gjithë vëmendjen në performancën e Super Bowl

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

JLo ka marrë edhe vajzën e saj për të kënduar në skenën e ndërtuar për performancën e zjarrtë me Shakirën.

E 11-vjeçaja Emme ka treguar talentin që ka trashëguar nga nëna e saj, duke u shfaqur për herë të parë në një performancë ‘live’ si këngëtare në skenën më të rëndësishme dhe më të shikuar në botë.

Emme ka shoqëruar nënën e saj, Jennifer Lopez, duke kënduar një version të saj të këngës hit “Let’s Get Loud”, përcjell Gazeta Express.

Jennifer Lopez dhe Shakira kanë performuar në spektaklin ‘Super Bowl Half Time Show’.

Njëra 43 vjeçare dhe tjetra 50 vjeçare, Shakira dhe Jennifer Lopez kanë lënë miliona shikues pa fjalë me performancën e tyre të zjarrtë për 15 minutat e pushimit të pjesëve të finales së futbollit amerikan, Super Bowl.

Ato kanë performuar disa nga hitet e tyre më të mëdha ndër vite, me kombinime të vallëzimeve, muzikës dhe rrobave.

Shakira hapi këtë performancë epike me disa vallëzime e këngë duke ndezur atmosferën, për t’u paraqitur më pas 50-vjeçja bombastike, JLo, nga një shtizë në një veshje lëkure Versace, për ta hequr më pas duke shfaqur veshjen tjetër të argjendtë.

https://www.youtube.com/watch?v=k2GeSB4FypU&feature=emb_title
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme