Vazja e Nuri Mazarit, komandat Strugës, Shqipdona nën emocione ka mbajtur një fjalim para protestuesve në sheshin “Skënderbeu” në Shkup ka thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk luftuan për privilegje por luftuan asnjë nënë shqiptare mos të fsheh fëmijët nën sqetulla nga frika e zhdukjes.
“Çdo fytyrë këtu është gurthemeli i lirisë sonë, çdo zemër rreh me të njëjtin ritëm, ritmin e sakrificës, qëndresës dhe lirisë së fituar me gjak. Ndaj unë si bijë dëshmori qëndroj para jush me një emocion që në të njëjtën kohë, është nder, përgjegjësi dhe plagë e pashërueshme. Emocioni im është simfoni krenari, dhimbje dhe ekuacion i ndjeshëm, që lidh gjakun e të rënëve me detyrën tonë për të artikuluar të vërtetën historike dhe juridike. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimit dhe të gjithë ata që u rreshtuan në anën e drejtë të historisë nuk luftuan për privilegje, poste apo lëvdi të rreme. Luftuan që asnjë nënë shqiptare të mos e fshehtë fëmijën në sqetull nga frika e zhdukjes”, u shpreh ajo.
Ajo tha se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi të paanshme dhe të bazuar mbi prova. Ajo thekson se UÇK nuk ishte ushtri krimi, por ushtri e lirisë.
“Ne kërkojmë drejtësi të pakontestueshme, ta balancuar dhe të pandikuar. Një drejtësi që e njeh kontekstit sakrificën dhe të vërtetën e madhe të kësaj lufte. UÇK nuk ishte ushtri pushtimi, por çlirimi. UÇK nuk ishte ushtri krimi, por ushtri e lirisë dhe dinjiteti. Hashim Thaçi një nga figurat kyçe të luftës dhe shtetndërtimit të Kosovës u privua nga liria kur mbante titullin më të lartë. UÇK ishte shtylla kurrizore e mbijetesës sonë, dalja jonë e fundit nga humnera e shfarosjes, ishte përgjigja e një populli që nuk pranoi kurrë zhdukjen dhe ata që e udhëhoqën këtë lëvizje nuk ishin kriminel, ishin mburoja fizike e një kombi të tërë. Ne jemi ata që u përballen me brutalitetin sistematik të regjimit serb i regjim na goditi, na shtypi dhe u përpoq ta na zhdukte por ne jemi këtu sot. Jemi dëshmi e gjallë që gjithë ata që u munduan të na shtypin ne qëndruam besnik dhe të fortë”, deklaroi ajo.
