“Vajza e një këngëtareje dhe një gazetari” – The Sun: Ja kush është Era Istrefi

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 18:50 | Nga

Këngëtarja kosovare, Era Istrefi ka shënuar edhe një tjetër sukses të madh.

Duke u bërë zëri i himnit të Botërorit dhe duke performuar pranë Will Smith dhe Nicky Jam, emri i saj ka arritur të dëgjohet kudo akoma më shumë dhe sukseset e saj tani pritet të zgjerohen akoma më shumë.

Për të tani po shkruajnë mediet ndërkombëtare për të dytën herë pasi Era Istrefi e njohur nëpër botë ishte edhe me suksesin e këngës ‘Bon bon’.

Era Istrefi shpërtheu në skenën ndërkombëtare pata dy vitesh dhe ylli në ngritje do të bëjë performancën më të madhe në karrierë deri më tani – e nis The Sun shkrimin për këngëtaren shqiptare.

24-vjeçarja u bë e njohur ndërkombëtarisht me këngën e saj “BonBon”, suksesi i të cilës bëri që ajo të nënshkruante me Sony dhe Ultra Music brenda një muaji, u tha ndër të tjera në artikullin në fjalë.

Në shkrimin e The Sun poashtu është përmendur se këngëtarja kosovare ka lindur në Prishtinë dhe është vajza e këngëtaret Syzana Tahirsylaj dhe gazetarit Nezir Istrefi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme