Vajza e regjisorit Steven Spielberg, Mikaela, është arrestuar për dhunë në familje, vetëm një javë pasi zbuloi aspiratat e saj për një karrierë në filmat për të rritur, sipas Fox News.
23-vjeçarja, Mikaela Spielberg u arrestua të shtunën herët në mëngjes rreth orës 6:30 të mëngjesit në Nashville.
I fejuari i saj, Chuck Pankow e konfirmoi lajmin për Fox News të shtunën.
“Është e vërtetë”, tha Pankow për Fox News, duke shtuar se incidenti që kishte ndodhur ishte “një keqkuptim”.
I fejuari i Spielberg, 47-vjeç, nuk zbuloi se ku ndodhi incidenti apo kush ishte i përfshirë, por konfirmoi se vajza e regjisorit është në rregull.
“Askush nuk është lënduar”, vazhdoi më tej Pankow.
Një zyrtar konfirmoi se Mikaela u arrestua për akuzën për dhunë.
Pas arrestimit të saj, Mikaela u dërgua në qendrën e paraburgimit Hill, ku u mbajt për 12 orë, gjersa dikush pagoi garancinë prej 1 mijë dollarësh për lirimin e saj.