Një serbe me flamur të Serbisë në dorë ka hipur mbi urën e Ibrit, qe ndanë qytetin, për të provokuar situatën në anën jugore.
Vajza kalon nga Mitrovica Veriore në atë jugore me flamur, ndërsa policia e ndaloi dhe ka arrestuar atë.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari nga Mitrovica, Urall Boshnjaku, përmes profilit të tij në Facebook.
“Policia e Kosovës arreston serben e cila kaloi nga Mitrovica Veriore drejt Mitrovicës Jugore me flamurin serb në dorë për të provokuar situatën në jugun e qytetit”, ka shkruar gazetari.