Në ditën e fundit të jetës, Conrad Roy III i erdhën tre SMS njëri pas tjetrit.
“Duhet ta bësh, Conrad”, “Nuk duhet të mendosh, duhet ta bësh”, “A do ta bësh sot?”, janë tre mesazhet që u gjetën në telefonin e tij në ditën kur u gjet i vdekur në veturën e tij, raporton CNN.
Dërguesja e mesazheve, autoritetet thonë, është e dashura e tij 17-vjeçare, Michelle Carter. Në vitin 2014 kur u gjet i vdekur, rasti i Conradit ishte cilësuar si vetëvrasje.
Prokurorët kanë thënë se SMS-ët janë provë e mjaftueshme që derisa për Carterin luajti rolin e një të dashure të mirë, ajo në anën tjetër i kërkonte atij ta vriste veten.
Të nesërmen, në qershor të vitit 2014, trupi i Royt ishte gjetur i vdekur në Fordin F-150 të zi. Ai ishte helmuar me monoksid karboni. Ishte 18-vjeçar.
Carter, tani 20-vjeçare, është gjykuar sot për nxitje të vetëvrasjes.
Kur Roy ishte në dyshim që të bënte vetëvrasje, ajo i tha të dashurit që të kthehej në veturë derisa ai po qante nga pikëllimi. Ai frymën e fundit e dha në veturën e mbushur me gaz, ka thënë gjykatësja Maryclare Flynn, transmeton Koha.net.
“Ajo e ngacmoi kur vendoi të shtynte vetëvrasjen”, ka thënë Flynn në hapjen e deklaratës së tij, para se gjykatësi tjetër Lawrence Moniz, i cili vendosi për rastin. “Ajo e vendosi në veturë atë natë”.
Joseph Cataldok a thënë se Roy ishte në depresion shkaku i shkurorëzimit të prindërve dhe ishte viktimë e abuzimit fizik dhe emocional. Shkaku i këtyre ai shumë kohë më parë kishte menduar vetëvrasjen.
“Ky është rast i vetëvrasjes”, ka thënë ai. “Jo vrasjes”.
Në telefonin që iu gjet në pantallonat e tij janë gjetur mesazhet e Carterit, e cila një ditë më parë e kishte porositur që të vazhdonte me planin për vetëvrasje.
“Ti je gati dhe i përgatitur. Krejt çka duhet të bësh është të lëshosh gjeneratorin dhe të jesh i lirë dhe i lumtur”, thuhej në njërin prej SMS-ëve të saj.
“Nuk ka më shtyrje”, ka shkruar ajo. “Nuk ka më pritje”.