Mandy Harvey, ndonëse nuk dëgjon ajo e ka ngritur publikun në këmbë kur ka kënduar në America’s Got Talent.
Performanca e saj përpos duartrokitjeve pafund, ka marrë rreth 500 mijë like në profilin e American’s Got Talent dhe rreth 500 mijë njerëz e kanë shpërndarë këngën e saj, derisa juria ka mbetur të fascinuar.
“Mandy Harvey është dëshmi se kurrë nuk duhet të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja”, është shkruar në mbishkrimin e këngës kur ajo është shpërndarë në faqen zyrtare të këtij talent shou.
Harvey e ka humbur plotësisht dëgjimin në moshën 18 vjeçare, ndërsa ka kënduar që kur ishte katër vjeçe.
https://www.facebook.com/agt/videos/10155032444244760/